KS.TIRANA e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë, ndaj është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, Ligji Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”, Kodi i Procedurave Administrative si dhe aktet e tjera nënligjore shqiptare.
Të dhënat personale që KS.TIRANA disponon përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm për kuadrin e zbatimit të kushteve të marrëveshjes përkatëse. Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet faqes www.kstirana.al/aplikime dhe përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë.
Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Klubit Sportiv Tirana, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:
Nga klubet sportive kanë dalë shumë sportistë të nivelit cilësor të cilët debutojnë në ekipet e para, duke fituar tituj kampionë, fitues kupash, duke dalë kampionë nëpër aktivitete të ndryshme dhe duke thyer vazhdimisht rekorde kombëtare
Sport Klub Tirana është një nga klubet më të dashur dhe më popullorë të Shqipërisë edhe më gjerë. Me performancën e tyre ekipet, sportistët, të cilët ndër vite janë stërvitur nën drejtimin e specialistëve të mirënjohur dhe nga më të shquarit në sportet tona, kanë bërë për vete me mijra sportdashës, e dashamirës kudo